Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Udhëheqësit e Kosovës urojnë 8 Marsin

Me rastin e 8 Marsit, krerët shtetëror kanë uruar gratë për këtë festë të tyre.

Urime kanë dërguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, transmeton Koha.net .

Ata me këtë rast kanë theksuar rolin e gruas në zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka uruar të gjitha grave ditën e tyre, 8 marsin, me një video të veçantë, të cilën e ka publikuar në faqen e tij në Facebook.

Nëpërmjet një bashkëbisedimi me gra të profesioneve të ndryshme, mjeke, mësuese, artiste, police, sipërmarrëse, kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se gratë në Kosovë po kanë sukses jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë.

“Kjo na bënë krenarë. Një shoqëri dhe një shtet mund të ketë sukses, të ecë përpara vetëm në momentin kur gratë marrin rol dhe përgjegjësi”, ka thënë ai.

Edhe Osmani: Kur gratë udhëheqin, shoqëritë bëhen gjithmonë më të drejta e më të forta LAJMET E MBRËMJES 4 muaj më parë Osmani: Kur gratë udhëheqin, shoqëritë bëhen gjithmonë më të drejta e më të forta

Ndërsa kryeministri Haradinaj, ka thënë se "Përkundër sfidave të mëdha që kemi, karshi emancipimit dhe fuqizimit të gruas në shoqërinë tonë, theksova se lajm i mirë është fakti se në Qeverinë e vendit, përfaqësohemi nga 40 për qind e grave dhe vajzave në shërbimin civil".

Poashtu, thotë Haradinaj, "inkurajues është fakti që me Udhëzimin Administrativ që kemi inicuar për regjistrimin e pronës së paluajtshme në emër të të dy bashkëshortëve, sot kemi 4100 çifte që kanë regjistruar pronën si të përbashkët".