Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj urdhëron ministrat që me shkrim të raportojnë për çdo vizitë jashtë vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka urdhëruar ministrat e kabinetit të tij qeveritar që të raportojnë në formë të shkruar për çdo vizitë jashtë vendit që do të bëjnë tash e tutje.

Haradinaj ka thënë se është detyruar ta marrë këtë vendim në mënyrë që sipas tij të kryhet puna me nder.

Ai ka kërkuar nga vartësit e tij që këtë rregull ta dërgojnë tek stafi i tyre dhe të raportojnë se me kënd udhëtojnë, sa është stafi që udhëton dhe qëllimin e udhëtimit.

Ky vendim vjen pas raportimeve se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kishin udhëtuar me 60 persona në delegacionin në Samitin e Sofjes, ku për akomodim dhe mëditje ishin shpenzuar më shumë se 20 mijë euro.