Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë i ka urdhëruar Kryeministri ministrat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka urdhëruar ministrat e kabinetit të tij që të raportojnë në formë të shkruar dhe para tij gjatë mbledhjeve të Qeverisë për çdo vizitë jashtë vendit, që do të bëjnë tash e tutje, raporton KTV.

Haradinaj ka thënë se është detyruar ta marrë këtë vendim, në mënyrë që të kryhet puna me nder. Ai kërkoi nga vartësit e tij që këtë rregull ta praktikojnë te stafi i tyre dhe të raportojnë për qëllimin e udhëtimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Milionat e shpenzuara për udhëtime jashtë vendit, që përfshijnë bileta, akomodim dhe mëditje nga viti në vit, janë rritur.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, nga buxheti i shtetit për udhëtime zyrtare janë shpenzuar 2.35 milionë euro.

Krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kjo shifër është shumë më e lartë.

Kjo pasi që në vitin 2017 për udhëtime ishin shpenzuar 4.7 milionë euro, për mëditje mbi 3 milionë euro, akomodim mbi 1.6 milion euro dhe shpenzime të tjera të udhëtimit mbi 600 mijë euro.

Për shoqërinë civile kjo situatë është mjaftë shqetësuese, sepse paratë e shpenzuara për udhëtime jashtë vendit janë pothuajse të përafërta me paratë e shpenzuara për projekte kapitale.

Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tek tash ka vendosur të marrë masa lidhur me këto shpenzime.

Ky hap i marrë nga Haradinaj bëhet pas kërkesës së Auditorit të Përgjithshëm që të ndryshohet baza ligjore e udhëzimit administrativ i marrë në kohën e UNMIK-ut dhe raportimit të vazhdueshëm të Grupit Koha.

Tani e tutje secili ministër për çdo udhëtim jashtë vendit do të japë llogari te kryeministri në formë të shkruar dhe raportim gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Sipas Haradinaj, kjo po bëhet me qëllim që të ketë një transparencë më të madhe të shpenzimeve të parasë publike.