Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar në një takim të gjithë gazetarët që përcjellin aktivitetet e Qeverisë dhe të Kryeministrit të Kosovës, si dhe redaktorët në një pritje joformale.
Takimi, sipas ftesës dërguar mediave, kishte karakter bashkëbisedues me kryeministrin Haradinaj për të gjitha temat dhe interesimet e mediave, raporton Koha.net.
E gjatë këtij takimi, të cilin e bojkotuan shumë gazetarë e media për shkak të fyerjes që kryeministri Haradinaj u bëri gazetarëve ditë më parë duke i quajtur ata “të pashkollë”, ai shfrytëzoi rastin që të kërkojë falje.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj thotë se nuk do të ndalemi derisa të krijojmë ambient të lirë për gazetarët
-
Kryeministri s’ka kohë t’u kthejë përgjigje të gjithëve që i shkruajnë
-
Haradinajt i vjen keq për “keqkuptimin” me gazetarët
-
Haradinaj ofendon gazetarët, i quan të pashkollë
-
Haradinaj fton në takim Veselin e Limajn, thotë se do flasin për “ngrohjen globale”