Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ofenduar gazetarët gjatë një konference për media që ka mbajtur pas vizitës në Ministrinë e Infrastrukturës.
I pyetur nga gazetarët se Ambasada Amerikane, sipas raportimeve në media, nuk do të përkrahë version tjetër të demarkacionit, ai nuk është përgjigjur për këtë çështje, derisa i ka quajtur gazetarët të pashkollë, raporton Koha.net.
“Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, nuk kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata. E kam lexuar deklaratën e amerikanëve dhe kjo që po thua ti nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë ‘nuk pajtohemi me këtë apo me atë’”, ka thënë Haradinaj, duke iu drejtuar një gazetareje në konferencën për media.
Haradinaj: Amerikanët do ta përkrahin çdo vendim të qeverisë për demarkacionin from Ekonomia Online on Vimeo.
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Haradinaj kritik ndaj Kurtit: A është kundër gazit apo kundër Amerikës?
-
“Do më dëgjoni apo doni vetëm të flisni”, Rama përplaset me gazetaren e CNN-it për Zvërnecin
-
Haradinaj: Pushteti i Kurtit po planifikon ta ngufasë lirinë e shtypit
-
Haradinaj kritikon Qeverinë në detyrë: Ka përkeqësuar kushtet e punëtorëve