Como ka vazhduar me rezultatet pozitive duke e regjistruar fitoren e pestë radhazi në të gjitha garat.
Como që drejtohet nga trajneri Cesc Fabregas të dielën i arkëtoi pikët e plota në ndeshjen që i takoi xhiros së dhjetë të Serie A.
Como e mposhti Venezian në shtëpi me rezultatin 1:0.
Ndeshja u vendos qysh në pjesën e parë.
Lucas Da Cunha e realizoi golin e fitores për vendësit në minutën e 43-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Venezia tentoi deri në fund që ta barazonte rezultatin, por pa sukses.
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, te Venezia në lojë u inkuadrua në minutën e 78-të.
Como vazhdon të jetë në vendin e katërt me 23 pikë.
Venezia mbetet në pozitën e fundit me vetëm tri pikë.