Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministri s’ka kohë t’u kthejë përgjigje të gjithëve që i shkruajnë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar falje që nuk ka mundur t’u kthejë përgjigje të gjithë atyre që I shkruajnë, qoftë për këshilla, vërejtje apo mospajtime.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës e kundërshtarë të mi,

Gjithë këto ditë kam pranuar me mijëra mesazhe prej jush, që nga ato të përkrahjes së parezervë ndaj meje dhe veprimeve të mia si Kryeministër, e deri te këshillat, vërejtjet apo mospajtimet tuaja. Dua t’iu siguroj se i kam lexuar të gjitha me vëmendjen më të madhe dhe sigurisht se do t’i kem parasysh në punën time! Zëri i juaj ka rëndësi të jashtëzakonshme në punën time! Por e kërkoj mirëkuptimin tuaj për pamundësinë që tu kthej përgjigje secilit veç e veç! Dinamika e punës ma ka pamundësuar një gjë të tillë!

Me respekt, Juaji Ramush Haradinaj