Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj kërkon që zëvendësministrat të arsyetojnë pozitën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ministrat që t’iu delegojnë përgjegjësi konkrete zëvendësministrave nëpër ministri.

Haradinaj tha se kjo është si shkak që emërimi i një numri të madh të zëvendësministrave, të kthehet në përgjegjësi dhe në të mirë për qytetarët.

Sipas Haradinajt secili zëvendësministër duhet të ketë punë dhe të mund ta arsyetojë atë pozitë që ka marrë.