Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm priti në takim pune zëvendësministrat për të diskutuar rreth angazhimit të tyre institucional.
Haradinaj udhëzon zëvendësministrat çfarë të bëjnë
Pas fjalës së Haradinajt,zëvendësministri i Jashtëm Gjergj Dedaj, ka shprehur pakënaqësi për trajtimin që i bëhet atij nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, raporton KTV.
“Kam vërejtje në komunikim me ministrin. Nuk e di zyrën e ministrit tim dhe jam në pozitë të vështirë çdo mëngjes. Kam hesht për hirë të zhvillimeve që kanë ndodhur”, tha ai.
Me të marrë fjalën zëvendësministri Dedaj, mediat janë larguar nga ky takim.
Qeveria Haradinaj, numëron mbi 70 zëvendësministra.
Artikuj të ngjashëm