Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj i ashpër ndaj ambasadorëve, Pacolli u kërkon më shumë punë

I ashpër ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj kundrejt përfaqësuesve diplomatikë, në konferencën e pestë të tyre të thirrur në Prishtinë.

Haradinaj i quajti të pazot ata ambasadorë, të cilët presin instruksione nga Prishtina.

Për më tepër, ai u tregoi shembuj se si ata duhet të sillen. E ndonëse e udhëheqin një qeveri, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pasur një qëndrim krejt të kundërt me atë të kryeministrit sa i përket punës së ambasadorëve kosovarë.

Në këtë konferencë, Pacolli deklaroi se Kosova ka një trup diplomatik, me të cilin duhet të mburret.

Pacolli theksoi se po punohet në vazhdimësi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat më të njohura ndërkombëtare.

Edhe Dedaj ankohet te kryeministri për Pacollin Arbëri Dedaj ankohet te kryeministri për Pacollin

Ministri i Punëve të Jashtme ftoi ambasadorët të angazhohen e të punojnë edhe më shumë edhe për diplomacinë kulturore.

Sipas Pacollit, dëshira e të gjithëve është të kemi një diplomaci të fuqishme, të paanshme, e të krijohet një imazh më i mirë për Kosovën.