Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj tregon detajet e takimit me Thaçin

Javën e ardhshme pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Të paktën kështu pret i nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, pas takimit që ka pasur me presidentin e vendit Hashim Thaçi, raporton KTV.

“Po besoj shumë shpejt, pra menjëherë në javën që vjen, sepse nuk kemi nevojë me hup shumë kohë. Janë ato procedurat e sekretariatit të Kuvendit që duhet t’i kryej, me i regjistru deputetët, por jam i interesuar mos me humbë kohë. Ju e dini interesimin tonë që edhe qeveria të votohet menjëherë, pra të mos vonohet.”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, sipas Haradinajt, nuk ka pasur dakordim për një datë.

“Nuk arritëm te një vendim i qartë, por ishte në atë interesim që me u pa me bisedu se kur dhe si do të mund të thirret seanca,” është shprehur Haradinaj për KTV-në.

Përndryshe, pas takimit, presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar për rezultatet e takimit.

Në takim ka marrë pjesë edhe deputeti dhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.