I nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, ka arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pas pak çastesh pritet të vazhdojë seanca konstitutive.
Në Kuvend, siç raporton KTV tashmë kanë hyrë të gjithë deputetët e PAN-it dhe AKR-së dhe seanca pritet të vazhdojë.
I larguari nga AKR, Korab Sejdiu, ka folur me të nominuarin Haradinaj, sigurisht për mbarëvajtjen e seancës e ndoshta edhe për zotimin e tij se do të votoj kundër dy vendimeve në Kuvend, zgjedhjen e Kryeparlamentarit dhe të Qeverisë.
Haradinaj dhe Veseli janë ulur njëri pranë tjetrit.
KTV raporton se në sallë kanë arritur edhe Lista Serbe.