Salla plenare për mbajtjen e vazhdimit të gjashtë të seancës konstitutive është bërë gati. Janë shpërndarë edhe agjenda e ditës së sotme, që ka në rend dite pikën e zgjedhjes së kryeparlamentarit.
Në orën 10:00 pritet të nis edhe një përpjekje e deputetëve për formimin e institucioneve. Deputeti më i moshuar në Kuvendin e Kosovës, Adem Mikullovci, në cilësinë e drejtuesit të seancës konstitutive ka pyetur PAN-in se kur është i gatshëm që të shkojë në Seancë, për ta caktuar datën e sotme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbetet e paqartë nëse PAN-i do të shkojë sot në Seancë. I nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, dje ka paralajmëruar se mund të mos ketë seancë, pasi, siç ka thënë, po negociojnë për një përfshirje më të gjerë të spektrit politik në Qeveri. Ndërsa partneri më i vogël i koalicionit fitues parazgjedhor, Fatmir Limaj nga Nisma, ka thënë se do të shkojnë në Seancë.
Në anën tjetër, PDK-ja ka mbledhur Kryesinë e partisë sot në mëngjes, për të diskutuar se si do t’ia bëjnë me Seancën. Mbledhja ka përfunduar, por askush nga PDK nuk është deklaruar pas saj.
Nga LAA janë shprehur të bindur se nuk kanë vota për Kadri Veselin në krye të Kuvendit e as për Ramush Haradinajn kryeministër.