Adem Mikullovci, 20 minuta para orarit të caktuar nga ai për vazhdimin e seancës konstitutive, ka zënë vendin e kryesuesit.
Seanca e paradites është shtyrë për pasdite për shkak të mungesës së koalicionit PAN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me mungesën e PAN-it në seancën paraprake, nënkryetari PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë për Koha.net se arsyeja e mungesës së tyre ishte vonesa e katër deputetëve të koalicionit.
“Ne ishim në pritje të katër deputetëve të koalicionit tonë që ishin vonuar për seancë”, ka thënë ai.
Krasniqi ka shtuar se deputetët të cilët ishin vonuar janë, 2 nga PDK, një nga AAK dhe një nga NISMA, por që ka refuzuar t’i tregojë emrat e tyre, duke thënë se nuk është korrekte.
Në fakt, nuk dihet a ishte kjo vonesë e rastësishme apo mungesë e qëllimshme nga ana e këtyre deputetëve.