Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë për Koha.net se arsyeja pse nuk ishin të pranishëm sot në vazhdimin e seancës konstitutive, ishte pritja e disa deputetëve nga koalicioni i tyre.
“Ne ishim në pritje të katër deputetëve të koalicionit tonë që ishin vonuar për seancë”, ka thënë ai.
Krasniqi ka shtuar se deputetët të cilët ishin vonuar janë, 2 nga PDK, një nga AAK dhe një nga NISMA, por që ka refuzuar t’i tregojë emrat e tyre, duke thënë se nuk është korrekte.
Shtyrjen e seancës për në orën 14:00 nga Adem Mikullovci, Krasniqi ka thënë se e ka bërë pa konsultimin e tyre.
“Kryesuesi i seancës e shtyu vazhdimin e seancës pa na konsultuar fare. Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë nga ky moment”.