Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se Qeveria e vendit është e përkushtuar për integrimin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë - Serbi.
Gjatë takimit të rregullt me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve.
“Gjithashtu e falënderova në emër të Qeverisë së vendi për rolin konstruktiv të kancelares Merkel, veçmas tani në thirrjen e takimit të Berlinit, si forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për takimin në Berlin dhe pritjet nga ai i Parisit
-
Haradinaj: Qëndrimi i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm
-
Haradinaj: Gjermania i ka dhënë ndihmë të madhe Kosovës që nga paslufta
-
Haradinaj: Kosova palë serioze në zbatimin e zotimeve të Procesit të Berlinit
-
Haradinaj: Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar se është e gatshme për dialog