Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sonte disa biznesmenë nga Izraeli, të cilët, siç njofton kryeministri, biznesin e tyre dëshirojnë ta zgjerojnë edhe në Kosovë.
“Sonte takova një delegacion të biznesit nga Izraeli, të cilët depërtimin e tyre të suksesshëm afarist në tërë botën dëshirojnë ta zgjerojnë edhe në tregun e Kosovës. Ishte një bashkëbisedim interesant për identifikimin e fushave investive, të cilat do të ishin në interes të Kosovës, por njëkohësisht që bien edhe në domenin e kompanisë izraelite. Kosova është treg i mundësive të mëdha nga e gjithë bota, aq më shumë nga shtetet mike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj pret investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria
-
Haradinaj merr pjesë në forumin “Bloomberg Global Business”
-
Haradinaj thotë se Kosova është e hapur për investime nga Arabia Saudite
-
Haradinaj zotohet të krijojë lehtësira për investitorët e jashtëm
-
Kosova e Izraeli të gatshme për të thelluar bashkëpunimin