Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në sesionin e dytë të forumit “Bloomberg Global Business”, në kuadër të vizitës së tij në punimet e sesionit të 73’të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me ShBA-në.
Haradinaj, që ishte pjesë e këtij forumi, sipas njoftimit nga qeveria, tha se Kosova është e hapur që të shprehë vizionin dhe idetë e saj në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe për të gjetur mënyra të reja për të punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.
“Në forumin ‘Bloomberg Global Business’, i cili është vendi i vetëm i dedikuar për të mbledhur liderët më të rëndësishëm botërorë nga sektorët publikë dhe privatë, u diskutua për prosperitetin e përbashkët dhe për të ndërtuar partneritete vendimtare ndërmjet biznesit dhe qeverisë, për të siguruar sukses të vazhdueshëm”, thuhet më tej në njoftim.
-
Haradinaj: Kosova ofron mundësi për investime
-
Haradinaj në Dubrovnik, në Forumin që diskuton mbi terrorizmin, emigracionin, ngrohjen globale e lajmet e rreme
-
Haradinaj takohet me gazetarët ndërkombëtarë që po qëndrojnë në Kosovë
-
Haradinaj takon biznesmenë nga Izraeli: Kosova, treg i mundësive të mëdha
-
Haradinaj: Kosova po shndërrohet në partner serioz për paqe e prosperitet