Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut.
“Sot po marr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut, për sfidat me të cilat shtetet ballafaqohen në sferën e sigurisë rajonale dhe globale. Emigracioni, terrorizmi ndërkombëtar, ngrohja globale dhe lajmet e rreme, si dhe rezistenca e shteteve ndaj tyre, janë temat bosht të Forumit të sivjetmë të Dubrovnikut. Kosova është e përkushtuar që t’u përgjigjet këtyre temave, duke marrë pozicion konstruktiv dhe duke u mbështetur në partnerët e saj strategjikë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj në Munich për të diskutuar agjendën euroatlantike të Kosovës
-
Haradinaj merr pjesë në forumin “Bloomberg Global Business”
-
Haradinaj: Kosova e përkushtuar në zhvillimin ekonomik rajonal
-
Gërvalla merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut
-
Haradinaj: Kosova, e gatshme të bashkëpunojë kundër shtrirjes së ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan