Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot, Hay Galis dhe Irfan Hysenbelliu.
Haradinaj tha se Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj.
“Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj dhe ka kapacitete për t’i gjeneruar këto investime me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik në vend. Në vazhdimësi kemi punuar që këto mundësi t’ua prezantojmë investitorëve, duke plotësuar infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe tatimore”, tha Haradinaj.
Sipas tij, investimet në energji, ndërtimtari, tregti dhe në sfera të tjera, janë sektorët që Kosova mund t’i funksionalizojë në favor të zhvillimit ekonomik dhe institucionet tona, kanë kapacitete të plota për t’i orientuar dhe mbështetur ato.
-
Investitori nga Omani shpreh interesim për investime në sektorë të ndryshëm në Kosovë
-
Haradinaj u thotë biznesmenëve amerikanë se Kosova ofron kushte të mira për investime
-
Haradinaj: Kosova në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj
-
Kurti në Samitin e investitorëve në Zvicër fton bizneset të investojnë në Kosovë
-
Haradinaj takon ambasadorin Kosnett