Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot, presidentin e Institutit Kombëtar për Demokraci, Derek Mitchell, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar këto raporte si shumë të fuqishme.
Haradinaj uroi presidentin e NDI-së për marrjen e detyrës duke u bërë presidenti i tretë i këtij institucioni.
“Instituti Kombëtar për Demokraci ka ndihmuar në vazhdimësi Institucionet e Kosovës, për forcimin e vlerave demokratike, gjithëpërfshirjen dhe forcimin e mbikëqyrjes legjislative nga Parlamenti”, thuhet në njoftim të kryeministrisë.
Haradinaj përmendi në këtë takim edhe prioritetet e Qeverisë, derisa shtoi se Kosova qëndron fuqishëm krah vendeve të botës të prirë nga ShBA-ja dhe se aspiratat e saj janë anëtarësimi në BE dhe NATO.
Sa i përket bisedimeve me Serbinë, kryeministri Haradinaj, shtoi se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun, për njohje reciproke në kufijtë aktualë.
“Në këtë takim, të dyja palët u pajtuan se vendi po shënon progres të vazhdueshëm në avancimin e vlerave demokratike dhe institucioneve të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në fund të komunikatës.
-
NDI do të vazhdojë bashkëpunimin me LDK-në, thotë Mustafa
-
Kurti: Objektiv i Qeverisë është pjesëmarrja aktive e grave
-
Haradinaj mburret me ‘progres’ në fuqizimin e sigurisë e forcimin e Prokurorive e Gjykatave, por TI-ja tha se Kosova është përkeqësuar
-
Haradinaj në takim me Kosnettin, për zgjedhjet e parakohshme thotë se Kosova tregoi nivel të lartë të demokracisë
-
Hoti: Mbështetja e NDI-së e rëndësishme për Kuvendin e Kosovës