Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit Jorgan K. Andrews.
Haradinaj tha se me të ka biseduar për partneritetin e Kosovës me SHBA-në, ‘në luftë kundër trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit’.
Haradinaj thotë se "Kosova ka shënuar progres në fuqizimin e sigurisë", veçmas, thotë Haradinaj, "ka forcuar Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat". Por megjithatë, raporti i Organizatës ndërkombëtare Transparency International, e radhit Kosovën në vendin e 101.
Ky rezultat do të thotë që Kosova ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit në vitin paraprak, kur qe e 93-ta.
“Theksova se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në fuqizimin e sektorit të sigurisë, veçmas duke forcuar Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat dhe është partner i denjë edhe për operimet globale në këtë fushë. E falënderova z. Andrews për ndihmën e pakursyer që ShBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në forcimin e institucioneve të vendit dhe kërkova nga ai që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve tona, karshi përgjegjësive të përbashkëta”, shkruan Haradinaj në facebook.
Ai gjithashtu ka shkruar se “Kosova ka arritur të ndërtojë institucione kredibile dhe të avancojë në profilizimin e tyre, falë edhe partneritetit me ShBA-të dhe sot jemi të gatshëm të qëndrojmë në krah me vendet aleate, në sigurimin e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm për qytetarët tanë!”.
-
Haradinaj: DASH-i e vlerëson lart Kosovën në luftën kundër terrorizmit
-
Kosova shënon rritje për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit
-
Haradinaj: Është përkeqësuar gjendja e sigurisë, shkaktare Qeveria
-
Haradinaj: Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me SHBA-në
-
TI: Kosova shënon përmirësim në luftën kundër korrupsionit