Arbëri

TI: Kosova, përkeqësim në luftën kundër korrupsionit - shansi te VV-ja

TI: Kosova, përkeqësim në luftën kundër korrupsionit - shansi te VV-ja

Organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi të enjten Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, i cili vlerëson se mbi dy të tretat e vendeve janë duke stagnuar ose shënuar hapa prapa në përpjekjet anti-korrupsion.

Indeksi radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.