Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se duke biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Institutit Demokratik Kombëtar, u theksua rëndësia e zhvillimit të mëtutjeshëm të demokracisë, me rritje të pjesëmarrjes së grave, rinisë, si dhe grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.
Siç bëhet e ditur nga njoftimit, Kurti potencoi se krijimi i mundësive të barabarta është objektiv i Qeverisë, që të rritet përfshirja dhe pjesëmarrja aktive e grave, por edhe që gratë dhe vajzat të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga zhvillimi.
“U bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë në përkrahjen e institucioneve dhe afrimin me qytetarët, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet tutje në njoftim.
-
Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t'i sjellim një president të ri
-
Kurti sinjalizon “ndërmarrje të gjerë” me LDK-në
-
Kurti në takim me drejtoreshën e NATO-s: Kosova e vendosur për integrim
-
Kurti: Gratë po i fuqizojmë përmes punësimit e mbështetjes ekonomike
-
Kurti: Evropa ka nevojë për qëndrim të qartë kundër autoritarizmit dhe mbështetje për demokracinë