Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se është takuar të dielën me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj.
Haradinaj shkroi në Facebook se me Jasharajn pati bisedë të sinqertë, e zgjidhja për mësimdhënësit që u futën në grevë sipas tij është rritja e pagave.
“Ka vetëm një zgjidhje: rritja e pagave. Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin”, shkroi Haradinaj.
Që nga 25 gushti, mësimdhënësit dhe punëtorët e administratës janë në grevë të përgjithshme.
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk do të dalin nga greva derisa Qeveria t’ua realizojë kërkesat; ndarjen mujore të 100-eurove deri në hartimin e Ligjit të pagave dhe rritjen e pagave për mësimdhënësit.
SBASHK-u nuk do të tërhiqet nga greva e nisur më 25 gusht, pavarësisht që Qeveria vendosi t’i ndajë nga 50 euro në muaj për secilin zyrtar publik nga shtatori deri në fund të vitit aktual fiskal.
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
Haradinaj i premton SBASHK-ut 50% rritje të pagave për mësimdhënësit
-
Haradinaj e quan armiqësore qasjen e Kurtit ndaj mësimdhënësve
-
SBASHK-u paralajmëron protestë
-
Haradinaj mbledh partinë: Çdo vendim i Qeverisë, kundër interesave të qytetarëve