Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar të enjten me kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, me të cilin tha se diskutuan për sfidat e mësimdhënësve.
Haradinaj shkroi në Facebook se Qeveria Kurti prej fillimit nuk ka qenë aleate e mësimdhënësve, e qasja e saj tha se ishte armiqësore.
“Fatkeqësisht kjo qeveri që prej fillimit të saj nuk ka qenë aleate e mësimdhënësve. Me qasje armiqësore përveç që i ka goditur financiarisht ka cenuar edhe dinjitetin e tyre. Unë personalisht dhe Aleanca, kemi respektuar gjithmonë misionin e Sindikatës në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Si rezultat i këtij bashkëpunimi kemi punuar në vazhdimësi, që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm”, shkroi Haradinaj.
Ish-kryeministri ka thënë se i ka pranuar shqetësimet e mësimdhënësve për kontratat e reja të punës që për Haradinajn “janë goditje e radhës nga ana e Qeverisë”.
“Në takim të përbashkët me përfaqësuesit e SBAShK-ut, kryetarin Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë, pranova shqetësimet e tyre për kontratat e reja të punës që po ju ofrohen mësimdhënësve, një goditje e radhës për ta nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kjo formë e kontratës e godet rëndë tërë sistemin arsimor para universitar dhe si e tillë është e pazbatueshme për shkak që nuk i përshtatet specifikave të punës së mësimdhënësve”, shtoi Haradinaj.
-
Haradinaj: Qeveria në vend që të bëhej aleate e mësimdhënësve, i ka goditur në xhep e dinjitet
-
“Pajtohen” SBASHK-u me Ministrinë e Arsimit
-
Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla për 100 euro që s'na jepte, si mund të na japë tash pagën e 13-të
-
Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva