Arbëri

Haradinaj: Qytetarëve t’u kthehen paratë që ua morën përmes faturave të fryra të energjisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur i lumtur që Gjykata e Apelit vërtetoi të mërkurën, vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike.

Ramush Haradinaj të mërkurën ka kërkuar që t’u kthehen qytetarëve paratë nga faturat e paguara më shtrenjtë të rrymës, sipas vendimit që pati nxjerr Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Haradinaj ka thënë se qytetarët janë vjedhur.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit që e pezullon vendimin e ZRrE për shtrenjtimit e rrymës, e justifikon kundërshtimin tonë të vazhdueshëm ndaj shtrenjtimit. Me të drejtë e kemi vlerësuar që qytetarët po vidhen, e sot jemi të lumtur që gjykata vihet në shërbim të mbrojtjes së interesit publik”, shkroi ai në Facebook.

Haradinaj shtoi se pret që Qeveria të marrë vendim të shpejtë që “paratë që iu morën qytetarëve përmes faturave të fryra, tu kthehen pa vonesë”.