Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj pretendon se ka fryrje të faturave të energjisë, fton Prokurorinë të hetojë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar Prokurorinë që të hetojë faturat e energjisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj, ka thënë se qytetarët kanë pranuar fatura të fryra të energjisë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri.

Ai i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se: “Kriza nuk zgjidhet me punësime enorme të militantëve partiakë”.

“Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje. A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri. Sot kur është e qartë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë. Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.