Kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Dushan Kralik, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik dhe ekonomik në Kosovë dhe rajon.
Në këtë takim, kryeministri informoi ambasadorët për përkushtimin e institucioneve të Kosovës në forcimin e rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane.
Haradinaj ka falënderuar qeveritë e vendeve përkatëse për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, veçmas në rrugën e integrimit evropian.
Po ashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona dhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik.
-
Haradinaj pret diplomatë nga tri shtete
-
Shefi i ri i Zyrës thotë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën
-
Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me Hungarinë
-
Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës
-
Hungaria vlerëson punën e Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit