Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Dushan Kralik, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik dhe ekonomik në Kosovë dhe rajon,njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Haradinaj informoi ambasadorët për përkushtimin e institucioneve të Kosovës në forcimin e rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane.
Po ashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona dhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik.
-
Haradinaj priti në takim përfaqësuesit diplomatik të shtetit të Vishegradit
-
Shefi i ri i Zyrës thotë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën
-
Haradinaj me një delegacion të lartë të OSBE-së diskutojnë për situatën në Kosovë
-
Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me Hungarinë
-
Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës