Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Shan Zefi.
Ata e uruan kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit të Kosovës, duke vlerësuar me këtë rast vullnetin dhe energjinë e madhe që po e dëshmon kryeministri në përmbushjen e agjendës shtetërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri Haradinaj vlerësoi kontributin e Ipeshkvisë së Kosovës në të gjitha etapat e historisë së Kosovës si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Shoqatës Bamirëse “Nëna Terezë” para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, njëherësh kryeministri vlerësoi lartë tolerancën ndërfetare në Kosovë.
Përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, falënderuan kryeministrin për pritjen, duke ofruar bashkëpunim të gjithanshëm në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave njerëzore në Kosovë.