Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Ipeshkvin e Kosovës, me ç’rast është pritur nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Gjatë takimit me udhëheqësit e Kishës Katolike të Kosovës, kryeministri Haradinaj u njoftua për së afërmi me punët dhe aktivitetet e këtij institucioni fetar, duke i përgëzuar për bashkëpunimin.
Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Ipeshkvit Dodë Gjergji dhe të komunitetit katolik, në krijimin e frymës së mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve fetare në Republikën e Kosovës, duke shprehur mbështetjen e Qeverisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Bashkëjetesa dhe toleranca fetare në Kosovë vlerë e traditës që duhet çmuar
-
Raportet unike ndërfetare në Kosovë, shembull i harmonisë kohezive
-
Haradinaj priti Don Lush Gjergjin dhe Don Shan Zefin
-
Ministri Veliu takon Imzot Dodë Gjergjin, vlerëson frymën civilizuese që ndiqet nga krerët fetare
-
Haradinaj në BIK, fton për solidaritet