Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë për këtë festë, duke ftuar të gjithë shqiptarët të jenë solidarë me njëri-tjetrin, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, për vizitë në BIK, ka qenë edhe Ipeshkvi i Kosovës Don Lush Gjergji, i cili ka thënë se është kënaqësi që shqiptarët kremtojnë festat së bashku.
Derisa Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pas urimit për festën e Kurban Bajramit, ka thënë se gjendja në vend është nën kontroll, derisa nuk ka pasur asnjë incident deri më tani.
