Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me imzot Dodë Gjergjin, Ipeshkv i Kosovës, ku ka thënë se Kosova u mbetet besnike vlerave më të larta të traditës shqiptare dhe në këtë frymë angazhohet për bashkëpunim të ngushtë për paqe të qëndrueshme me të gjitha shtetet, përfshirë Selinë e Shenjtë, me të cilin Kosova ka një marrëdhënie të veçantë.
“Në takim me Imzot Dodë Gjergjin, Ipeshkv i Kosovës, vlerësuam se raportet unike ndërfetare në vend janë si gjithnjë të shkëlqyera, si shembull i harmonisë kohezive në shtetin tonë të ri”, ka shkruar ai në Facebook./KsP.
Artikuj të ngjashëm
-
Në meshën për Pashkët bëhet thirrje për paqe në botë
-
Ministri Veliu takon Imzot Dodë Gjergjin, vlerëson frymën civilizuese që ndiqet nga krerët fetare
-
Ish-kryeministri Haradinaj takon Pompeon, diskutojnë për Kosovën
-
Haradinaj: Kosova e gatshme për marrëveshje që rezulton me njohje reciproke
-
Haradinaj në takim me Kosnettin, për zgjedhjet e parakohshme thotë se Kosova tregoi nivel të lartë të demokracisë