Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj uron Tërnavën

Image

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame për të uruar për Fitër Bajram.

Pas pritjes nga myftiu Naim Tërnava, Haradinaj ka thënë se është detyrë e tij dhe institucioneve që të mundësojnë lirinë e besimit.

“Kam nderin që në emër të Qeverisë të uroj myftiun Tërnava dhe kolegët e Bashkësisë Islame e të gjithë besimtarët në Kosovë, bashkëkombësit tonë, të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin. Gjatë muajit të Ramazanit kemi pas rastin të qëndrojmë bashkë. Jemi të gëzuar edhe sot. Urime për qytetarët. Detyra e institucioneve tona është të mundësojmë lirinë e besimit, me të drejtën që u jep Kushtetuta”, ka thënë Haradinaj.