Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur të mërkurën nga zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, në Departamentin e Shtetit.
Haradinaj ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë dhe rreth dialogut, që sipas Haradinajt, në thelb duhet të ketë njohjen reciproke.
“Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj shtoi se kjo mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
Haradinaj i kërkon Escobarit të ngrihet niveli i marrëdhënieve Kosovë-SHBA
-
Haradinaj takon Escobarin: Në takim u dëshmua mbështetja e SHBA-së për dialogun
-
Haradinaj takon Hovenierin, thotë se Plani evropian i jep njohje ndërkombëtare Kosovës
-
Haradinaj takohet me Escobarin: Marrëveshja finale duhet të jetë fitore e përbashkët
-
Haradinaj takon Escobarin, temë veriu