Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar në Departamentin e Shtetit në SHBA me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se takimi “ka qenë i sinqertë dhe janë diskutuar zhvillimet politike, e me theks të veçantë nevoja për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane tash e shumë dekada dhe inkurajova për thellim të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet. Arritjet e Kosovës, nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët. Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët. Do të punojmë ngushtë me ShBA-të që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO të arrihet me urgjencë pasi që është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj takon Escobarin: Në takim u dëshmua mbështetja e SHBA-së për dialogun
-
Haradinaj i kërkon Escobarit të ngrihet niveli i marrëdhënieve Kosovë-SHBA
-
Haradinaj takon Hovenierin, thotë se Plani evropian i jep njohje ndërkombëtare Kosovës
-
Haradinaj pas takimit me Cholletin: Shtrova nevojën urgjente për marrëveshje finale me Serbinë
-
Haradinaj takon Escobarin, temë veriu