Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Gabriel Escobar, që të ngrihet niveli i marrëdhënieve Kosovë-SHBA.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ku është deklaruar për takimin e së mërkurës me Escobarin dhe liderët tjerë të opozitës, Haradinaj ka thënë se vizita e tij është zhvilluar në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin.
“Shfrytëzova rastin të falënderoj z. Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut. Kërkova të ngrihet niveli i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-SHBA. Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, SBBA-ja”, ka shkruar ai.
Escobari ka qëndruar të mërkurën në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me përfaqësuesit e opozitës. Të enjten pritet të zhvillojë edhe takim me kryeministrin Albin Kurti.
Fokusi kryesor i takimeve është çështja e dinarit.
-
Haradinaj takon Escobarin: Në takim u dëshmua mbështetja e SHBA-së për dialogun
-
Haradinaj: Kosova duhet t’i kthehet kursit drejt integrimit
-
Hamza dhe Hovenieri flasin për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së
-
Hovenier falënderon Escobarin për përkushtimin e palodhshëm në dialog
-
Escobar: Dinari, çështje emergjente humanitare