Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj takon Escobarin: Në takim u dëshmua mbështetja e SHBA-së për dialogun

Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka takuar emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një postim në Facebook, Haradfinaj ka shkruar se në takim u dëshmua mbështetja e SHBA-së për Kosovën, në proceset që po i kalon si shtet, përfshirë procesin e dialogut.

“Në takimin me z. Escobar u dëshmua mbështetja e parezervë e qeverisë amerikane për popullin dhe shtetin Kosovës, në veçanti në proceset nëpër të cilat po kalon vendi, duke përfshirë edhe procesin e dialogut. Kërkova që të ngrihet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim ka theksuar arritjet e deritanishme si shtet, duke shtuar se “përpos që janë meritë e sakrificës së shumë brezave ndër vite, padyshim e kanë vulën e Amerikës”.

“Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pa u ndalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj.