Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj prezanton kandidaten për kryetare të komunës së Drenasit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidaten për kryetare të komunës së Drenasit.

Bëhet fjalë për Arta Ahmeti-Xhylani, juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi.

Arta Ahmeti-Xhylani ka udhëhequr për disa vite degën e Aleancës në Drenas, duke qenë e vetmja grua udhëheqëse e një dege të ndonjë partie politike në vend. Në vitin 2017 u bë kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit.

“Fryma, vullneti e përkushtimi i Artës dhe ekipit të saj që kandidojnë për Kuvendin Komunal, më bën të besoj në suksesin tonë në garën për Drenasin. Programi i Aleancës për qeverisje me qytetarët, për përkrahje të bizneseve të vogla e të mesme në Drenas si dhe zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, në mes tjerash, janë arsye e fortë se pse Arta dhe ekipi i saj janë meritorët për udhëheqjen e kësaj komune. Suksese e fitore”, ka shkruar Haradinaj.