Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj përshëndet vendimin e Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për të emëruar për ministër të Shëndetësisë, mjekun shqiptar nga SHBA-ja, Rifat Latifi.

“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kreu i AAK-së ka përcjell këtë mesazh urimi me një foto të tij me Latifin, teksa shihet duke i ndarë medalje.