Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook, ka përkujtuar Mervete Maksutajn në 20 vjetorin e rënies.
Maksutaj ishte ushtare e UÇK-së dhe është vrarë gjatë një aksioni për lirimin e disa luftëtarëve të plagosur në Spitalin e Pejës.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Njëzet vjet më parë, ushtarja e UÇK-së Mervete Maksutaj, gjatë aksionit për lirimin e disa bashkëluftëtarëve të plagosur, nga Spitali i Pejës, ka rënë në fushën e nderit, në dyluftim heroik, për të mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut.
Ky akt i kësaj luftëtareje të vendosur do t’u shërbejë brezave si dëshmi se nëpër çfarë sakrifice ka kaluar populli ynë deri në liri. I përjetshëm kujtimi për Merveten!
-
Haradinaj kujton të rënët në kufirin Kosovë-Shqipëri
-
U flijua për bashkëluftëtarin, por ende i mungon busti në vendin e rënies Mervete Maksutajt
-
Haradinaj kujton Mehë Ukën
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Rexhep Ahmeti – Haradinaj ngushëllon familjen
-
Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Kombi që ka njerëz si ti, ka të ardhme të ndritur