Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradianj, ka kujtuar Mehë Ukën, si njërin prej personaliteteve që siç ka thënë, gjithmonë ka qenë në ballë të organizimeve për çlirim.
“Mehë Uka ishte gjithmonë në ballë të organizimeve për çlirim. I angazhuar për bashkimin dhe lirinë e shqiptarëve, ai tregoi vendosmëri e guxim, e aktiviteti i tij vazhdoi edhe pas shtatë viteve të burgut politik”, ka thënë Haradinaj.
“Ai ishte bashkëthemelues dhe udhëheqës i Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës, për të vazhduar më tej në organizimin e UÇK-së, deri në mbrëmjen e 28 dhjetorit 1996, kur u përjetësua”, ka shtuar më tej.
Haradinaj ka thënë se “trimat e Shalës, mbajtën me krenari emrin e tij, në Brigadën 141, nderuan me luftë e beteja kujtimin e tij”.