Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestat e 11 marsit të vitit 1981.
Haradinaj ka thënë se studentët ishin ngritur kundër shtypjes jugosllave.
“Ishte 11 marsi i vitit 1981 kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër shtypjes jugosllave, duke dridhur themelet e regjimit të atëhershëm", ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se rinia heroike e frymëzuar nga ideali i atyre protestave, shkëlqente në istikamet e luftës çlirimtare.
"Sot nderojmë ata që i dhanë grushtin shtypjes jugosllave, nderojmë të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë. Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga ideali i protestuesve të vitit 1981, do shkëlqente në istikamet e Luftës Çlirimtare, e cila e solli fitoren dhe çlirimin", është shprehur Haradinaj.
-
Haradinaj kujton protestën studentore: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi
-
Kurti: Brezi i demonstruesve të ’81-tës, shtyllë e grupeve themeltare të UÇK-së
-
43 vjet nga demonstratat e vitit 1981
-
Kurti në përvjetorin e demonstratave të ’81-shit: Jugosllavia i shtypi shqiptarët
-
Organizatorët e protestave të ’81-s thonë se me to lëkunden themelet e ish-Jugosllavisë