Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Për punësimin e burrit të motrës u informova nga mediat

Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar Glauk Konjufca, i cili e akuzoi për punësime familjare, duke marrë shembullin emërimin e Liridon Dervishajt, drejtor i Fondit për Sigurime Shëndetësore, që është bashkëshorti i motrës së kryeministrit Haradinaj.

Në arsyetimin e tij, Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për emërimin e tij dhe për këtë është informuar në media, derisa ka shtuar se një individi, i cili ka aftësi profesionale, nuk mund t’i mohohet e drejta e punës dhe të penalizohet për shkak të lidhjeve të tij familjare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E vërteta është se as nuk jam ndier mirë kur është emëruar Liridoni i cili është burri i motrës sime Antigonës. E kam marrë vesh në media, punon në sigurime gjatë, është bukur e vështirë nga njëherë me ia privu dikujt mundësinë për një punë veç pse ke lidhje familjare”, është kundërpërgjigjur Haradinaj.

Ai mori shembull edhe vëllanë Daut Haradinaj dhe dajën Lahi Brahimaj, të dy deputetë të Kuvendit të Kosovës.