Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar disa kritika për punën e kryeministrit Albin Kurti, teksa në Facebook ia ka parashtruar pyetjen se “si do ta ndihmosh Kosovën?”
Haradinaj ka akuzuar Kurtin se e ka penguar një rrugë të energjisë, ka refuzuar investimet e se ka rritur çmimin e saj. Ai ka thënë se familjarët e anëtarëve të kabinetit të Qeverisë Kurti tani janë duke u punësuar e duke u ngritur në detyrë në institucione.
Sipas Haradinajt, Kurti ka kapur bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve. Ish-kryeministri ka akuzuar Kurtin edhe për harxhime buxhetore të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e ‘xhipave qeveritarë’. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore”, ka shkruar Haradinaj.
“Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?” ka përfunduar ai.
-
Haradinaj kritikon Kurtin, disa ministra dhe deputetë largohen nga salla
-
Haradinaj: Serbia do të jepte miliarda ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane, Kurti e bëri pa pagesë
-
Haradinaj: Kurti po mashtron, Kosova u bë vend i varfër e njerëzit po largohen përditë
-
Haradinaj: Kurti të bëjë kthesë 180 shkallë, me këtë kurs po rrezikon ekzistencën e shtetit
-
Haradinaj-Kurtit: Ndalu se do me e marrë në qafë këtë popull