Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra për kryeministrin Albin Kurti, duke i kërkuar që të ndalet pasi me veprimet e tij “po do me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull”.
Haradinaj ka thënë se Kurti po e nxjerr Kosovën si humbësi me veprimet e tij.
“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela... e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse! Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s'po ka kush me të mësu”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Reagimi i kreut të AAK-së vjen pas shpërthimeve të raportuara në veri të vendit në ditën kur zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor ia mësyn zyrave të KKZ-ve për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore.
-
Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen t’i bëjë keq Kosovës
-
Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen ta bëjë keq e më keq Kosovën
-
Haradinaj kritikon Kurtin, disa ministra dhe deputetë largohen nga salla
-
Haradinaj: Kurti të dorëhiqet dhe t’ia kthejë mandatin popullit
-
Haradinaj-Kurtit: Dorëheqje në veri, jo rrëzim me peticion