Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj për protestën e policëve elitarë: Kryeministër çka po pret

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së Njësitit Special Intervenues para Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministër, çka po pret? Policia ka të drejtë, respektojeni!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe disa fotografi të protestës.

Policët elitar kanë kërkuar shtesa më të lartat sesa ato që i ka propozuar Qeveria si dhe kategorizim të vendeve të punës.

Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë.