Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur trishtim e dëshprim protestën e Njësitit Special Intervenues para Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se policët elitarë janë poshtuar nga Qeveria, e cila sipas tij, nuk po dëgjon për ta kur kanë nevojë.
“Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zotë, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe disa fotografi të protestës.
Policët elitar kanë kërkuar shtesa më të lartat sesa ato që i ka propozuar Qeveria si dhe kategorizim të vendeve të punës.
Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë.
-
Abdixhiku: Një qeveri normale s'do të lejonte t'i kishte djemtë elitarë në protestë
-
Krasniqi për protestën e policëve elitarë: E vërteta e turpshme e kësaj qeverie të paaftë
-
Haradinaj për protestën e policëve elitarë: Kryeministër çka po pret
-
NJSI-ja proteston para Qeverisë: Mos luani me dinjitetin tonë
-
Rritja e shtesave dhe 100 eurot e ndara nga Qeveria, Abdixhiku: Blerje votash