Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se një qeveri normale nuk do të lejonte që pas sulmin terrorist në Banjskë, t'i kishte djemtë elitarë në protestë, e nuk do t'i trajtonte me propagandë. Ai ka shkruar në Facebook të mërkurën se Kosova s'ka qeveri normale, por sipas tij, ka mashtures që nxisin turma.
“Një Qeveri normale nuk do të lejonte - aq më pak pas sulmit terrorist - t’i kishte djemtë elitarë në protestë. Një Qeveri normale nuk do t’i trajtonte këta djem me propagandë! Por Qeveri normale nuk ka ky shtet. Ka mashtrues që nxisin turma edhe në këtë temë. Edhe një përplasje e re. Edhe një propagandë. Sikurse me minatorë, mësues, polic e me secilën shtresë në këtë vend”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas deputetit opozitar, Qeveria duhet t’i heqë disa mëditje “nga shëtitjet e thata dhe zgjidhjen e ka krejt të lehtë”.
Ai ka theksuar se për t’i marrë 2.200 euro, zyrtarët e Njësitit Special Intervenues duhet të luftojnë me kriminelë e terroristë.
“Për t’i marrë 2,200 euro u duhet të luftojnë me kriminelë e terroristë, me nga 20 orë punë e 4 orë gjumë - dhe atë çfarë pune e çfarë gjumi se! I thonë punë jashtë orarit; punë shtesë. Për punë të tillë mos paçin nevojë asnjëherë; por janë aty sa herë që kemi nevojë; si vend, si shtet si shoqëri. I thonë angazhim patriotik për atdheun. Paga e tyre është 630 euro BRUTO! Kaq paguhen. 550 euro NETO”.
-
Abdixhiku: Trishtim, djemtë më të zotë të poshtëruar nga një qeveri që nuk dëgjon për ta
-
Rritja e shtesave dhe 100 eurot e ndara nga Qeveria, Abdixhiku: Blerje votash
-
Abdixhiku: Koha për bashkim të njerëzve që e duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë
-
Kosova drejt zgjedhjeve të reja
-
Abdixhiku: Përfundimi i autostradës së Gjilanit, prioritet absolut